Shtabi i krizës Gostivar: Mërgimtarët do të priten me fushatë informative për COVID-19

Shtabi ndërkomunal i krizës pas mbledhjes së sotme, vlerësoi se situata me pandeminë në rajonin e Gostivarit është nën kontroll me katër të sëmurë të rinj. Në njërin nga përfundimet u theksua se do të zbatohet fushatë për mbrojtje kundër përhapjes së infeksionit, pasi në periudhën e ardhshme rreziku i infeksioneve do të rritet me ardhjen e mërgimtarëve dhe aktivitetet parazgjedhore.

Shtabi e krizave për komunat Gostivar, Vrapçishtë dhe Mavrovë dhe Rostushë, në të cilën përfshihen përfaqësues të disa institucioneve, sot e ka analizuar situatën aktuale me pandeminë. Ka katër raste të reja në Gostivar, tre prej tyre në Gostivar dhe një në Vrapçishtë.

Në mbledhjen e shtabit, u konfirmua se një infermiere nga shërbimi i urgjencës kishte simptoma dhe kishte test pozitiv për KOVID-19. Për shkak të kësaj, 15 njerëz (motra, mjekë dhe shoferë) u dërguan në izolim këtë fundjavë.

“Aktivitetet parazgjedhore do të fillojnë nesër dhe nevojitet më shumë kujdes dhe respektim i masave mbrojtëse. Gjatë kësaj periudhe, presim që mërgimtarët të vijnë në atdheun e tyre dhe për ta kemi në plan të organizojmë një fushatë për t’i edukuar dhe informuar ata për rreziqet nga pandemia dhe koronavirusi. Në atë mënyrë, të gjithë do të tregojmë shqetësim për shëndetin publik”, tha Arben Taravari pas takimit të 20-të të shtabit të krizave.

Aktualisht ka 48 raste aktive (29 në Gostivar, 15 në Vrapçishtë dhe katër në Mavrovë dhe Rostushë). Nëntë persona janë në spital.

Në rajonin e Gostivarit, 87 njerëz janë infektuar që nga fillimi i pandemisë, përfshirë 12 mjekë. Shtatë persona kanë vdekur si pasojë e infeksionit me koronavirus dhe sëmundjeve kronike shoqëruese./MIA