Shtabi i Krizave kërkon përgjegjësi nga Çulevi për grumbullimin e policëve në kohë pandemie

Anëtarët e Shtabit të Krizës këtë mëngjes kanë kërkuar përgjegjësi nga ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev, për shkak të vendimit që policia të xhirojë video për ditën e policisë.

Me vendim të Naqe Çulevit, mbrëmë para sallës “Boris Trajkovski” u mblodhën dhjetëra automjete të policisë dhe zyrtarë policorë, Ndërsa për këtë kanë reaguar anëtarët e Shtabit të Krizës, sipas të cilëve policia ka shkelur rregullat për parandalimin dhe mbrojtje nga coronavirusi, të cilat janë vendosur nga Qeveria.

Nga ministri Naqe Çulev është kërkuar të mos e rrezikojë shëndetin e qytetarëve, si dhe të veprojë në pajtim me rregullat e Qeverisë për mbrojtje nga Covid-19.

Anëtarët e Shtabit të Krizës kanë shprehur shqetësim për rolin e strukturave të MPB-së dhe sjelljen e papërgjegjshme, me çka sipas tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë është rrezikuar shëndeti i qytetarëve./Express