Shqyrtohet shtrëngimi i masave anti-Kovid në RMV

Ministri i Shëndetësisë në paraqitjen e parë pas dorëheqjes së ofruar për shkak të tra*gjedisë në Tetovë paralajmëron vendosjen e masave shtesë restriktive nëse gjendja me COVID 19 përkeqësohet. Venko Filipçe tha se masat e reja nuk kanë për qëllim defokusimin e vëmendjes nga tr*agjedia e 8 shtatorit ku nga zj*arri që përfshiu spitalin modular e humbën jetën 14 persona. Por sipas tij shtrëngimi eventual i masave bëhet për ta mbajtur situatën nën kontroll.

Ja unë qëndroj pranë jush, po ju jap përgjigje pyetjeve tuaja. Nuk iki nga përgjigjet e as nga përgjegjësia. Do jem transparent dhe i hapur të ju përgjigjem pyetjeve tuaja. Kështu që tentim për de fokusim absolutisht nuk ka. Megjithatë sistemi është kompleks, shëndetësia patjetër të menaxhohet, shikoni sa shumë aspekte ka çdo ditë jo vetëm nga Kovid kriza por edhe nga tjera çështje”, tha Venko Filipce, ministër i Shëndetësisë.
Sipas Filipçes, një ndër masat e reja që pritet të aplikohet nga tetori është lëvizja e qytetarëve nëpër qendra tregtare, kinema e kafene me dy doza të vaksinave dhe jo edhe me një dozë siç është aktualisht.

Njëra nga masat e cila me siguri do të propozohet por sigurisht që do lëmë kohë të mjaftueshme të kalojë ajo do jetë që për të hyrë në hapësira të mbyllura e nevojshme do jetë certifikatë me dy doza të vaksinës dhe jo me vetëm një siç është tani për momentin, kjo gjithsesi do vendoset diku nga muaji tetor”, tha Venko Filipce, ministër i Shëndetësisë.
Instituti i Shëndetit Publik është duke bërë një analizë epidemiologjike mbi numrin e rasteve të reja se në cilat qytete regjistrohen, cilat grup mosha janë më të prekura dhe janë ose jo të vaksinuar. Në bazë të kësaj analize, epidemiologët do të parashohin nëse është e nevojshme vendosja e masave shtesë shtrënguese.