Shqiptarja Teute Krasniqi emërohet ndërlidhëse e Ftontex-it për Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut

Shqiptarja nga Kosova Teute Krasniqi, e cila jeton në Vjenë të Austrisë, është emëruar si Zyrtare e Lartë e Ndërlidhjes së Frontex-it për Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Kosovë.

Ajo sot ka mbajtur një takim online me Drejtorin Ekzekutiv të Frontex-it, Fabrice Leggeri, për të theksuar këtë hap të rëndësishëm në bashkëpunimin në mes BE-së me Shqipërinë, për menaxhimin e kufijve dhe migracionin.
Frontex është Agjenci Evropiane e Kufirit dhe Rojës Bregdetare. Kjo agjenci mbështet shtetet anëtare të BE-së dhe Vendet e Shoqëruara të Shengenit, në menaxhimin e kufijve të jashtëm të BE-së dhe luftimin e krimit ndërkufitar.

Kjo agjenci që disa vite është e vendosur edhe në Kosovës, ku kryesisht zyrtarët policor janë të vendosur në pikat e kalimit kufitar të Kosovës dhe ndër veprojnë së bashku me zyrtarët e Policisë së Kosovës.