Shqiptarja që mahniti jurinë e “The Voice” në Belgjikë

Shqiptarja Gala Aliaj, me zërin e saj doli mahnitëse dhe u bë temë diskutimi në tërë Belgjikën për ngjyrat e zërit të saj dhe mjeshtrinë e këndimit.

Vajza e artistit shqiptar Robert Aliaj, Gala, ka marrë vlerësime maksimale nga juria e “The Voice Kids” në Belgjikë, transmeton albinfo.ch.

Vajza e vogël, Gala, ka mahnitur jurinë e “The Voice Kids”, duke shkëlqyer në fazën e audicioneve të fshehta në vendin ku ajo ka lindur dhe është rritur, në Belgjikë.

Gala konkurroi me këngën “Don’t know why” të Norah James dhe bëri që të katër anëtarët e jurisë të kthenin karriget që në notat e para muzikore. Ajo me performancën e saj ka bërë që publiku dhe juria e “The Voice” të ngrihet në këmbë, transmeton albinfo.ch.

Fitorja e parë e Galës në këtë show bëri që familjarët e saj të emocionoheshin, e sidomos babai i saj, Roberti. Arritjen e më të voglës së familjes Aliaj e shpërndau në “Instagram” Arbër Çepani. Arbëri shkruan i bindur se ajo do të arrijë majat e suksesit botëror dhe se ka bërë krenar fisin e tyre.