Shqiptarja që ishte shtatzënë gjendet e vd*ekur në kampin e ISIS-it

Kthimi i katër fëmijëve dhe një gruaje në Shqipëri nga kampi famëkeq Al-Hol ishte një ngjarje e gëzueshme për të gjithë. Por ende ndodhen fëmijë dhe gra të cilat nuk kanë pranuar të kthehen siç është rasti i Eva Dumanit.

Në lidhje më këtë çështje ka folur edhe gazetari Taulant Kopliku në emisionin “Open” i cili theksoi e nuk duhen përmendur emrat e personave që ndodhen ende në kamp pasi iu rrezikohet jeta. Ai përmendi rastin e një gruaje shtatzënë e cila kishte deklaruar se nuk i përket atij grupimi dhe donte të kthehej në shtëpi por më pas ishte gjetur e pajetë.

“Situata atje është shumë e vështirë. Njerëzit sidomos femrat janë të frikësuara. Ka shumë që duan të vijnë në atdhe, por nuk e shprehin dot pasi janë të rrezikuara. Një grua shtatzënë ka deklaruar se kam dëshirë të kthehem në vendlindje dhe nuk bëj pjesë në këtë grupim dhe është gjetur e pajetë atje. Ata janë tepër tepër të përqedndruar në ideologji që për ne është e paimagjinueshme. Fëmijët e Al-Holit shihen si filizat e rinj që do i shërbejnë ISIS-it në të ardhmen. Ata fëmijë duhet të merren sa janë të vegjël sepse po vajti 14-15 vjeç është shumë e vështirë ta kthesh në jetë normale. Celulat e ISIS janë të përhapura kudo” tha ai.