Shqiptarja nga Zvicra, Anita Rexha dhe grupi “Vullnetarët” bëjnë thirrje për ndihmën e jetimeve në Kosovë

Të qenit bamirës është një nga veprat më të mira që mund të ekzistojë, sepse bart në vete një kulturë të pasur, në të gjitha aspektet. E, në anë tjetër, të shumta janë familjet, të cilat kanë nevojë për ndihmë.
Viti pandemik ka goditur në aspektin ekonomik dhe psikik për shumë njerëz, në veçanti ata të cilët janë jetimë dhe jetojnë pa prindër dhe ata me ndihma sociale që kanë standard jo të mirë të jetesës.

Tashmë një iniciativë të mbledhjes së ndihmave e kanë marrë grupi “Vullnetarët”, së bashku me Anita Rexhajn, infermiere në Zvicër, për të ndihmuar fëmijët jetimë me gjësende të ndryshme.
Duhet theksuar se ndihma më shumë ka të bëjë me rroba, të cilat do të mblidhen nga diaspora. Të gjitha rrobat të cilat çdo mërgimtar e sheh të nevojshme dhurimin e tyre, mund ta bëjë përmes @per_jetimat apo edhe në numrin kontaktues: 045933833.

Mledhim rroba, lodra, apo çfarëdo ndihme që bëhet është e mirëseardhur. Rrobat duhet të jenë të pastërta, jo të dëmtuara. Sa u përket moshave, nuk ka rëndësi, sepse të gjitha do të shkojnë për fëmijët jetimë të moshave të ndryshme që kanë nevojë. Faqja zyrtare e ndihmave, në Instagram është @per_jetimat, shprehet Anita për albinfo.ch.
Vlen të theksohet se në bashkëpunim me Ridvan Tahirin dhe grupin “Vullnetarët” në Kosovë shpërndahen ndihmat personalisht nga Anita Rexha.

Më poshtë mund ta gjeni edhe postimin e plotë të grupit “Vullnetarët”
Të dashur qytetarë e mërgimtarë të vullnetit të mirë, grumbullimi i gjësendeve për familjet në nevojë do bëhet në Prizren nga data 04.01.2021, ku grumbullimet e para që do të vijnë nga jashtë Kosovës, do të dhurohen për fëmijët jetimë në Fshatin Sos. Pastaj ata që duan të dhurojnë rroba apo gjësende tjera duhet të jenë:

Të selektuara se cilës moshë i përkasin, të ndara se për cilën gjini shkojnë, të pastërta dhe të jenë në gjendje të rregullt që munden të përdoren nga ata që kanë nevojë.
Faleminderit të gjithë ata që duan të ndihmojnë, ju lutemi sinqerisht të i përmbaheni këtyre gjërave .
Numri kontaktues : 045933833
Me respekt grupi “Vullnetarët”.