Kërkuesja shkencore shqiptare në Universitetin e Oksfordit, Detina Zalli, shpjegon pse njerëzit e infektuar me COVID-19 humbasin nuhatjen dhe shijen.
“SARS-CoV-2, koronavirusi që shkakton COVID-19, lidhet me një proteinë të quajtur ACE2. Proteina ACE2 gjendet në shumë qeliza që janë në hundë dhe gojë. Mendohet që virusi pushton qelizat nervore të shoqëruara me shqisat e nuhatjes dhe shijes. Kjo shpjegon përse shume njerëz humbasin shijen dhe nuhatjen”, – citon ekspertja shqiptare.
Një gjë shqetësuese sipas saj është se ka raste kur shija mund të mos khehet.
“A do te rikthehet shija dhe nuhatja? Ne rastet me te shumta po. Por, ka dhe raste te tjera qe kjo nuk ka ndodhur”, shprehet ajo.