Shqiptarja nga Tetova magjistron në një nga universitetet më të mira në botë (FOTO)

Vargut të të rinjve shqiptarë që po arrijnë suksese të lakmueshme në univerzitetet me renome ndërkombëtare iu shtua edhe një emer – Emira Qamili, me prejardhje nga rreethina e Tetovës, e cila sot magjistroi në shkencat juridike në Universitetin e Kopenhagës, një nga Universitetet më të mirë në botë nga gjiri i të cilit kanë dalur 9 nobelistë.

Ky sukses i Emirës jo vetëm që ka gëzuar ate e familjen e saj por ka bërë të ndjehet krenar i gjithë Komuniteti Shqiptar në Danimarkë, nga i cili kanë dalur profesionistë aq të sukseshëm sa që i kanë sjellë Danimarkës edhe medale e çmime ndërkombëtare, për çka shteti danez i vlerëson shumë dhe ju jep vendin e meritur. Në këtë kuadër edhe Emira Qamili ende pa diplomuar ka siguruar një vend e punë të meritur në firmën e njohur daneze të avokatëve të qujtur Aumento Advokatfirma.

Është praktikë e firmave daneze që t’i gjurmojnë studentet e suksesshēm e pastaj i punësojnē e ju japin kompetenca e vend të merituar në firmat e tyre.Pra këtu punës ia gjejnë njeriun ( profesionistin) kompetent e jo sikur te ne njeriut jo kompetent i gjejnë punën.