Shqiptarja nga Dibra shpallet studenjta më e mirë në Universitetin e Dandit (Angli), për studime të kancerit!

Shqiptarja nga Dibra shpallet studenjta më e mirë në Universitetin e Dandit (Angli), për studime të kancerit!
Donika Klenja është diplomuar për Mjekësi Molekulare dhe Qelizore në Universitetin e Bristolit me një diplomë të klasit të parë dhe çmimin Lucy Brown Cancer. Si studentja më e mirë e fakultetit, Donika vazhdon studimet pasuniversitare në fushën e luftës kundër kancerit, shkruan Pa Censurë.
Ajo fitoi një diplomë master nga Universiteti i Oksfordit pasi u intervistua nga akademikë botërorë, duke përfshirë Prof. Sir Andreë John Pollard, që bota e njeh si koka e hulumtimeve mbi vaksinën Covid-19.
Disa muaj më vonë, ajo u zgjodh si një nga 7 studentet nga mbi 150 aplikantë nga e gjithë bota për të ndjekur një studime doktorature në mjeksië për hulumtimin e kancerit në Universitetin e Dandi, me një bursë të plotë në Spitalin Nineëells.
Ky institut vlerësohet si një nga liderët botërorë në menaxhimin dhe kërkimin e kancerit, si dhe universiteti më i mirë mjekësor në Britani (2021), duke zgjedhur kështu këtë të fundit si studente për vazhdimin e karrierës së saj.
Mesatarja e studentëve të huaj në Universitetin Bristol është 17.3%, në Universitetin në Dandi 22%, që nënkupton shumicë me stududentë vendas.
Shqiptarja Donika Klenja, 22 vjecarja nga Dibra, është studentja më e mirë në Universitetin Bristol të Aanglisë, e cila ka studiuar për mjeksi molekulare dhe qelizore, në UB, ndërsa para dy muajve ka nisur edhe studimet e doktoraturës në Dandi.


Për atë se si arrihet tituli student më i dalluar, për motivimin, studiimet dhe shpërblimet, në intervistë për AJO, dibranja thotë: në vitin e parë kisha notën më të lartë mesatare në kuadër të mjeksisë molekulare dhe qelizore dhe e morra cmimin EDE AND RAVENSCROFT. Të njëjtin vit isha edhe studenjtja më e mirë në fakultetin për shkenca jetike, me cka e morra cmimin Alumni Academic Achievment Aëard. Vitin e dytë e mora cmimin e par edhe në mjeksin molekulare dhe qëlizore, si dhe cmimin e parë në fakultetin – Mark and Dare dhe Faculty Undergraduate Prize. Megjithatë, në vitin e tretë kur filluam të specializojmë në sfera të ndryshme, cmimet u ndanë në bazë të notës mesatare më të lartë në sferën e specializimit, ku edhe rrëmbeva cmimin LUCY BROËN si studentja më e mirë e studimeve deridiplomike në vitin e fundit sepse mirrem me studiime të sëmundjeve malinje.
SI LINDI DASHURIA NDAJ MJEKËSISË
Mjekësia është sferë e gjërë dhe njerëzve të ndryshëm u pëlqenjë degë të ndryshme. Në Maqedoni kemi studime për mjeksi të përgjithshme, por nuk kemi programe specializimi që mundëson hulumtime mjekësore në nivel molecular dhe qëlizor. Në moshën 11 vjecare e humba gjyshen time të dashur si pasojë e kancerit në pancreas, një nga llojet e kancerit më vdekjeprurës. Duke e pasur parasysh se e afërt isha me të, kjo ngjarje tragjike më nxiti të mendoj sa e rëndësishme është medicina dhe u bëra kurioze për etiologjinë e kancereve. U rrita me dëshirë të fuqishme ta studijoj këtë fushë dhe një dit të kontriboj në gjetjen e ilacit të sëmundjes për të cilën isha e mësuar se nuk ka shërim. Kisha ambicije të mëdha ta vazhdojë shkollimin e mesëm në këtë lëmi jashtë vendit. Britania e Madhe ishte ëndërra ime për shkak se ka traditë hulumtuese globale në shkencat medicinale.
CILAT JANË PËRPARËSIT E STUDIIMEVE HASHTË DHE PËRFITIMET NGA STUDIIMI NË UNIVERSITETIN PRESTIGJOZ BRISTOL?
Studijimi jashtë vendit nuk është vetëm arritje mundësie për diplomë prestigjioze dhe arsim kualitativ, por mundësi për tejkalimin e kufijve personal, me atë që arrin më shumë se sa vetë presim nga vetja. Këtu talenti cdo herë vlerësohet, e paralelisht me këtë mëson edhe si të jetosh e pavarur dhe të jesh heroi i vetës sate. Jeta jashtë vendlindjes të pasuron edhe me faktin që të ekspozon para kulturave të ndryshme dhe njerëzve nga e gjithë bota. Fillon e sheh botën me sy tjerë, i zgjeron horizontet dhe i then kufijtë rreth vehtes.
Diploma e Universitetit Bristol është si vulë arri për CV-në, time kur bëhet fjalë për aplikim pune. Ka më shumë arsye për këtë, një nga të cilat është prestigjii i Universitetit, por që të jesh figurë e suksesshme në mjeksi apo hulumtime mjeksore, nevojitet edhe përvojë apo trajnim i mire, e kjo është një gjë që ta mundëson një universitet prestigjioz.
CILAT JANË QËLLIMET TUA PAS STUDIMEVE DHE SI DO TI KISHE MOTIVUAR STUDENTËT E ARDHSHËM QË TI REALIZOJNË AMBICJET E TYRE?
Vështirë të parashikohet ardhmëria, por mund të them se pregaditem të jem grua e pavarur e cila do të punojë në hulumtime shkencore për sëmundje malinje. Shpresoj se kudo që të jem, do të kontribuoj në shkencë edhe në mjeksinë e Maqedonisë. Në bazë të të gjitha sfidave nëpër të cilat kam kaluar mësova se i lumtur është ai i cili din se si ti realizojë ëndërrat e tij dhe ka guxim ti ndjek ato. Secila përallë e mirë fillon nga një ëndërr. Për këtë shkak, mesazhi më i mirë që do tua kisha dhënë të rinjve është se së pari duhet të guxojnë të ëndërrojnë, ta gjejnë rrugën deri ku ata mund guximshëm të hapërrojnë!
Do ta kisha cituar Sokratin: ‘Scito te ipsum” që do të thotë “Njih vetën”, të gjithë jemi të ndryshëm, më identitet origjinal dhe shumë potencial që të bëjmë çudira, ta bëjmë botën më të bukur dhe për këtë është origjinaliteti, autenticiteti dhe sinqëriteti janë vlera shumë të rëndësishme. PACENSURE