Shqiptarja në Greqi hedh nipin dhe mbesën nga ballkoni, dëshmitë e para

Një grua ka hedhur nga ballkoni nipin dhe mbesën e saj. Ngjarja ka ndodhur në Athinë, teksa fqinjët që kanë parë ngjarjen janë shokuar nga veprimi i gruas. Fqinjët thonë se ata nuk arritën dot ta ndalonin gruan dhe as të prisnin poshtë ballkonit fëmijët e mitur. Sipas tyre, kur të miturit ranë në tokë filluan të qanin ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Dy fëmijët e mitur po qanin kur ranë në tokë. Nuk arritëm ta ndalonim dhe ato përfunduan në tokë”, shprehen fqinjët. Dy fëmijët kanë mundur të reagojnë duke thënë se i kishte hedhur halla e tyre nga ballkoni. “ Halla na hodhi nga ballkoni ”, bërtisnin fëmijët duke qarë.

Fqinjët që dëgjuan fëmijët duke bërtitur dolën nga banesat e tyre dhe i panë fëmijët të shtrirë në tokë dhe gruan duke u përpjekur të hidhej po vetë gjithashtu.

“Fëmijët na thanë: “ Halla na hodhi nga ballkoni.” Unë dola duke dëgjuar fëmijët që qanin. Nëna ndodhej brenda në shtëpi dhe ishte në gjendje shoku. Natyrisht që gruaja nuk e kuptonte se çfarë kishte ndodhur me fëmijët e saj dhe po bërtiste ”, tha për protothema.gr një fqinj që doli nga shtëpia për të ndihmuar dy fëmijët e mitur të familjes.

“Fëmijët bërtisnin, ne dolëm dhe pamë hallën e tyre duke hedhur poçet nga ballkoni dhe vetë ajo ka tentuar të vetëhidhet nga ballkoni por nga ka ngecur aty. Nuk arritëm ta ndalonim as atë”, tha një fqinj tjetër për protothema.gr.

Nuk dihet shkaku i ngjarjes

Sipas informacioneve të para, gruaja e cila po qëndron në shtëpinë e motrës së saj, në Egaleo , pa asnjë shkak ka kapur dy fëmijët e mitur të motrës dhe i ka hedhur nga ballkoni dhe më pas është rrëzuar duke ngecur majë ballkonit. Nëna, e cila në atë moment ndodhej brenda në shtëpi, është në gjendje shoku, ndërsa fqinjët kanë lajmëruar babanë, i cili ishte në punë. Me të mbërritur në vendngjarje EKAB ka marrë fëmijët e plagosur dhe tezen e tyre dhe i ka transportuar në spital. Dy fëmijët e mitur ndodhen të shtruar në Pedon pa rrezikuar jetën ndërsa tezja ndodhet në Thriasio.