Shqiptarja fiton betejën gjyësore me “Zara”

Amber Kotorri, pronarja e një dyqani të vogël në Darlington në Mbretërinë e Bashkuar ka fituar një betejë gjyqësore me gjigandin e modës Zara.

Kompania Zara kishte argumentuar se kishte një shkallë të lartë ngjashmërie vizuale, por edhe në emër midis dy markave.

Zara kishte argumentuar se ngjashmëria në emra mund të rezultonte në ngatërrimin e një marke tregtare me një tjetër nga klientët. Por gjykata doli në përfundimin se ngjashmëria ishte shumë e parëndësishme. Kotorri krijoi dhe e quajti kompaninë e saj në vitin 2019 sipas fjalës shqipe për “Zana”.