Shqiptarja e re me kancer ka një mesazh për të gjitha vajzat, “Bëni kontrolle sa shkoni në parukeri”

Franceska Gashi është kthyer në një frymëzim për të gjitha gratë dhe vajzat. Shqiptarja, e cila është diagnostikuar me kancer në gji, ka rrëfyer se si zbuloi se vuante nga sëmundja e rëndë. Ajo rrëfeu se në fillim mjekët i kishin thënë se kokrra në gjoks ishte një cistë por më pas kishte rezultuar tumor.Momentin kur kishte marrë vesh se kishte tumor, ajo e përshkroi si ditën më të keqe të jetës së saj por siç tha ajo, duhej të mësohej të bashkëjetonte më këtë fakt dhe të ecte përpara.

Ajo ka vendosur ta ndajë këtë përvojë të vështirë që po kalon me ndjekësit e saj në TikTok, për të dhënë dhe një mesazh për të gjithë që të kryejnë kontrolle.

“E ndjeva se kisha diçka te gjoksi. Kam bërë një ekografi dhe më thanë se nuk kisha asgjë dhe se ishte një kist. Pashë që po më rritej dhe më shumë, shkova te një specialist. Kur bëra një tjetër ekografi më thanë që është tumor. Ishte dita më e keqe e jetës time. Pastaj të nesërmen jam zgjuar sikur nuk kisha asgjë”, tregoi Franceska.

/GazetaSinjali/