Shqiptarja e bën për spital burrin, vet përfundon në çeli

Një burrë ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij në Gjilan.

Policia njofton përmes raportit 24 orësh se e dyshuara është arrestuar, ndërkohë viktimës i është ofruan tretman mjekësor.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport, transmeton Klankosova.tv.