Shqiptarit i konfirmohet vendimi me bur*g të përjetshëm në Zvicër


I konfirmohet bur*gimi i përjetshëm E. B., nga Gjykata e Apelit në Zvicër, i cili akuzohet për vra*sjen e dy bashkëkombësve të tij shqiptarë dhe pla*gosjen rrëndë të një të treti në mars të vitit 2017.Gjithashtu ai është dënuar me dëbim nga Zvicra për 15 vjet, shkruajnë mediat zvicerane. Gjykata Penale e kishe dënuar me bur*gim të përjetshëm, por më pas ai apeloi, ndërsa sërish i është konfirmuar dënimi nga Gjykata e Apelit të Bazelit. Ngjarja kishte ndodhur në Cafe 56 më 9 mars të vitit 2017.

Edhe pse nuk ka prova të drejtpërdrejta se E.B. qëlloi vetë, dëshmia rrethanore është e barabartë me provën e drejtpërdrejtë, ka thënë gjykatësja, ndërsa kishte prova se ai ishte bashkëpunëtor në vra*sjen brutale.Gjithashtu thuhet po ashtu në aktgjykimin se E.B. një ditë pas vra*sjes i ishte dorëzuar një patrulle të policisë dhe kishte pranuar krimin. Më pas ai vendosi të tërhiqte pranimin e fajit duke thënë se ishte vënë nën presion nga njerëz.Gjurmë të ADN-së të E.B. u gjetën në veturën me të cilin ata ishin larguar pasi kryen krimin. Ai njihej nga policia zvicerane, për shkak të dhunës dhe shkeljeve që kanë të bëjnë me dro*gë.Vra*sja kishte ndodhur pas një fjalosje mes burrave. Dy shqiptarë të moshës 28 dhe 39-vjeçare kishin vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa njëri u pla*gos rrëndë.