Shqiptari terrorizon me automatik lodër 3 persona në Gjermani, largohet duke qeshur por e arrestojnë

Ditën e djeshme një 28-vjeçar shqiptar ka terrorizuar dhe ndjekur një grup prej tre personash me një automatik lodre pranë stacionit kryesor të trenit të Dyseldorfit.

Autoritetet gjermane thonë se shqiptari iu kërkoi me zë të lartë tre personave të shtriheshin në dysheme. Një 32-vjeçar ia plotësoi kërkesën dhe u shtri në dysheme. Dëshmitarët thanë se i dyshuari më pas i drejtoi automatikun burrit dhe u largua duke qeshur me zë të lartë.

Tre personat e kërcënuar nga shqiptari kanë denoncuar incidentin në Policinë Federale në Stacionin Qendror të Düsseldorf. Më pas shqiptari u pa në Schlegelstrass duke hedhur armën në një kosh plehrash. Ai u arrestua pak më vonë dhe arma e vrasjes u konfiskua.

Arma nuk ishte një automatik i vërtetë, por vetëm një lodër që nuk mund të kishte shkaktuar dëme të rënda fizike. Ndaj 28-vjeçarit shqiptar pa leje në Gjermani ka nisur procedimi penal.