Shqiptari përdh*unoi 20 vjeçaren me aftësi të kufizuara dhe e la shtatzënë!

Fshati i Ngjeqari, i Fierit u tr*ondit sot me arre*stimin e një banori të tij, pasi ak*uzohet se ka përdh*unuar një 20 vjeçare me aftësi të kufizuara.
Fshati është drejt boshatisjes dhe ndaj gjen pak banorë për të zbardhur ngjarjen e rëndë të abuzimit.

Sipas bluve të Fierit është arre*stuar shtetasi Petrit Arapi, 56 vjeç, për veprën penale “Marrëdhënie seks*uale ose homose*ksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.
Sipas burimeve familja e 56 vjeçarit jeton në fshatin Ngjeqar dhe banorët e njohin si njeri i mirë.

Ndërsa 20 vjeçarjen, që dyshohet se e ka abu8zuar i arre*stuari nuk e identifikoi njeri dot as në lagje dhe as nga infermierja e fshatit Evjola Stani, e cila shprehet se ditët e fundit nuk ka patur asnjë person të pazotë aq më pak 20 vjeçare të paraqitet për ekzaminime në këtë qendër shëndetësore pasi ka rezultuar shtatzënë.
Ndërsa bashkëshortja e autorit të dyshuar e mori vesh ngjarjen nga media, pasi i ishte thënë që është arre8stuar për dro*gë.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë tashmë është ngritur dhe një grup hetimor për verifikime të mëtejshme.