Një shqiptar dhe bashkëshortja e tij kanë paguar plot 100 mijë euro për një avion privat në mënyrë që të shëtsinin botën se bashku me tre qentë e tyre.
Albert dhe Melanie Demi kanë treguar se gjithmonë kanë ëndërruar të udhëtojnë Europën më tre qentë e tyre Dane Lucas, Cooper dhe Brooklyn. Për të arritur qëllimin çifti kanë treguar se kanë kursyer nga 45 mijë euro gjatë këtyre dy viteve të fundit, kanë shitur gjithcka që iu përkiste dhe makinën, në mënyrë që te nisnin këtë aventurë të re.
Ata kanë rrëfyer se pasi kanë marrë avionin privat së bashku më qentë e tyre kanë nisur udhëtimin nëpër botë. Melanie dhe Albert kanë udhëtuar nga Austin të teksasit Teksas dhe në Paris, Francë në shtator. Çifti dhe qentë e tyre kanë vizituar 6 shtete duke përfshirë këtu Francën, Gjermaninë, Austrinë, Republikën Çeke, Anglinë dhe Skocinë.
Melanie mes të tjerash ka treguar se si kursyen nga 45 mije euro për dy vite me rradhë në mënyrë që të bënin ëndrrën e tyre realitet. Ajo ka rrëfyer se ka gjetur edhe 10 çifte të tjerë të cilët dëshironin të udhëtonin botën me qentë e tyre. “Na mori 3 muaj kohë planifikimi i të gjithë kësaj, ndërkohë na ka kushtuar rreth 11 mijë euro për person dhe më shumë se 100 mijë euro i gjithë udhëtimi”.
“Por tashmë qentë kanë parë Parisin, Pragën, Vienën dhe mendoj se qentë po e shijojnë shumë këtë tur”, është shprehur ajo për independent.com.
Ajo i është përgjigjur gjithashtu edhe pyetjes që shumë njerëz i bëjnë në rrjetet sociale, se pse nuk nuk udhëton vetëm më Albertin dhe qentë t’i lërë në shtëpi.
“Qentë mund të mos e dinë se ku janë, por ata e adhurojnë të eksplorojnë vende të reja dhe e gjithë kjo bëhet në mënyrë që ne ti kemi ata gjithmonë me vete dhe të krijojmë kujtime me ta”.
Melanie dhe Albert e kanë nisur rrugëtimin e tyre në maj të vitit 2020, dhe janë shprehur se janë shumë të lumtur që e kanë marrë këtë vendim për jetën e tyre.
Ata aktualisht ndodhen në Skoci dhe kanë për të vizituar edhe 6 vende të tjera përpara se të kthehen në Teksas. Pavarësisht të gjithave ajo gjithshtu është shprehur se nuk është shumë e lehtë të udhëtosh me 3 qen, sepse kanë shumë gjëra për të mbajtur dhe vështirësinë më të madhe e hasin kur lëvizin më tren brenda qyteteve që vizitojnë.
Ata kanë në plan të lëvizin drejt Italisë me pas në Kroaci Kosovë për të ndaluar edhe në Shqipëri për të takuar familjarët e Albertit.