Shqiptari nga Tetova përgatitë picën gjigante për kupën UEFA


Ndonëse ju duket paska interesante por është e vërtetë, me siguri e njihni tashmë Rufi Shabanin kuzhinierin e njohur nga Tetova që jeton dhe vepron në Moskë të Rusisë për specialitetet interesante dhe pizzat që po bën atje në lokalet që i menaxhon, por që vjen një tjetër lajm interesant nga dora e Rufiut.

Është po ai i cili ka fituar në shumë kompeticione në Rusi duke përfaqësuar kështu shqiptarët dhe kuzhinën e stërmbushur me specialitete, e këtë herë ai do të bëj një tjetër surprizë për të bërë krenarë shqiptarët.

Nuk është vetëm Era Istrefi ajo që do paraqitet dhe do mbahet mend për këngën e UEFA kupës por edhe Rufi Shabani që do bëj pizzën gjigante gjatë këtij kampionati të futbollit ndërsa në lokalet e tij do të ushqehen thuajse të gjitha ekipet e futbollit nga mbarë bota, e që tetovari i njohur do ju gatuaj atyre ushqime të ndryshme përfshirë dhe pizza.