Shqiptari nga Shkupi: Maqedonasve ua ndërruan emrin nuk bënë zë, neve një shkronjë me na ndryshuar çohemi gjithë në këmbë! (VIDEO)

Në anketën e Slloboden Peçat me qytetarë të Shkupit, janë përfshirë edhe disa shqiptarë. Tema e anketës ka qenë bllokada e Bullgarisë për fillimin e negociatave me BE-në. Një qytetar shqiptar i anketuar në Çarshinë e Shkupit ka vlerësuar se maqedonasit shumë lehtë po lëshojnë pe ndaj kërkesave të fqinjëve.

“Ua ndërruan emrin, nuk bënë zë. Unë jam shqiptar, neve një shkronjë me na ndërruar të gjithë çohemi në këmbë”, ka deklaruar ai.

Dëgjojeni deklaratën e tij më poshtë: