Shqiptari nga Maqedonia bëhet pjesë e “Për’puthen”


Në puntatën e djeshme në “Për’puthen” u bashkua edhe Blerim Dauti.
Blerimi është nga Kumanova, 31 vjeç dhe me profesion është laborant dentar.
Ai tha se u fut në “PërPuthen” sepse kërkon të gjejë njeriun e jetës, ndërsa nga vajzat, veçoi më shumë Jasminën dhe Anën.

“Dua të njoh fatin e jetës. Mua më pëlqejnë femrat e hapura, inteligjente dhe padyshim edhe pamja fizike”, tha ai.
Menjëherë në paraqitjen e tij të parë, ai u zgjodh për takim nga Ledijana.