Shqiptari nga Gostivari tregon pamje nga dasma me burrin e tij!

Në emisionin e pasdites “Rudina” u rikthye vëmendja tek historia e shqiptarit të njohur, Tony Selimi, foleë motivues, trajner biznesi dhe autor bestseller.Më herët, ai ka treguar historinë e dhimbshme të jetës së tij dhe abuzimit që ai ka pasur, ndërsa më vonë mori kurajon të pranojë publikisht prirjen e tij seksuale.Tony është gay dhe po jeton një histori të bukur dashurie me partnerin e tij, Todorche Stamenov.

Madje, dyshja ka kurorëzuar dashurinë në Karaibe dhe në një intervistë për “Rudinën”, shqiptari ka treguar më shumë detaje.
Ata i thanë “Po” njëri-tjetrit, ndërsa pamjet u transmetuan gjatë emisionit.Në lidhjen me skype, Tony tregoi se të dy dëshirojnë të kenë fëmijë, pasi të dy kënaqen me fëmijët. Për më tepër, dëshira e fundit e nënës së shqiptarit ishte që ai të bëhej me fëmijë.

Ndaj, Tony u shpreh se ka shumë mënyra si mund të kenë një fëmijë çiftet që vijnë nga i njëjti seks, prandaj kjo duket se do të jetë diçka e mundur edhe për ta.“Së pari, kur u njohëm në Shkup, ishte një moment shumë i pabesueshëm se çfarë ndodhi në takim tonë të parë. Duke qenë se unë punoj me botën shpirtërore, duke shëruar njerëz. Në momentin që jemi takuar, shpirti i nënës së Teodorit që ndërroi jetë para 8 muajve, ishte prezent afër meje dhe fillova të dëgjoj mesazhet e shpirtit të nënës së Teodorit. Kjo krijoi një shok të madh për Teodorin, i cili trurin e ka nga ana e shkencës. Ai filloi të qante sepse kishte tepër emocione.”- rrëfeu Tony.Për më tepër, ndiqni intervistën: