Shqiptari në Ekuador ek*zekutohet me 20 pl*umba


Një shqiptar 34 vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri në Ekuador.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës rreth orës 19:00 sipas orës lokale në qytetin Guayaquil. Mediat vendase raportojnë se vi*ktima është Ergys Dashi 33 vjeç. Ai u qëllua me armë brenda një restoranti në veri të Guayaquil.

Më shumë se 20 gëzhoja janë gjetur në vendngjarje nga hetuesit. Plumbat e kanë prekur 33-vjeçarin shqiptar edhe në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Nga atentati mafioz mbeti e plagosur edhe një vajzë e re 26-vjeçare, e cila ishte ulur në një tavolinë tjetër pranë shqiptarit, por që nuk kishte lidhje me Ergys Dashin.

Sipas hetimeve të deritanishme të autoriteteve ekuadoriane, dyshohet se kanë qenë dy persona ata të cilët morën pjesë në atentat. Njëri prej tyre mbante në duar një buqetë me lule dhe shmangu stafin e restorantit që kontrollonte për pasaportën e vaksinimit, dhe u afrua pranë tavolinës së shqiptarit duke zbrazur karikatorin në drejtim të tij. Sipas mediave vendase, hetuesit janë fokusuar në pistën e trafikut të drogës.