Një shqiptar është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po lufton me vdekjen pas një aksidenti rrugor që pësoi në Itali, ku ai jeton.
Mediat e shtetit fqinj shkruajnë se shqiptari, i cili udhëtonte me biçikletë, u përplas nga drejtuesi i një automjeti, i cili më pas u largua nga vendi i ngjarjes pa i dhënë ndihmën e parë.
Për këtë shkak, autori i aksidentit ende nuk është zbuluar, pasi asnjë nuk e ka fiksuar targën e makinës.
Policia italiane thotë se është duke bërë gjithçka për ta zbardhur këtë ngjarje.
Aksidenti ndodhi rreth orës 11:20 minuta të ditës së djeshme ne Milano. Shqiptari 64-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është në gjendje kome në spital.
Makina e ka përplasur shqiptarin e më pas i ka kaluar sipër, por drejtuesi nuk i ka dhënë asnjë ndihmë duke e lënë të gjakosur buzë rrugës.
Alarmin për aksidentin e ka dhënë një shofer tjetër që e ka gjetur 64-vjeçarin shqiptar të lënë në rrugë dhe pa ndjenja. Ambulanca e transportoi shqiptarin në spital, por gjendja e tij është shumë kritike.