Shqiptari kapet nga radari në Zvicër duke imituar Xhakën e Shaqirin (Foto)

Shqiponja e Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës është shndërruar në një model e të festuarit.

Në çdo postim, në çdo fotografi qytetarët kanë zgjedhur që të përkrahin festimin e dyshes shqiptare të Zvicrës.

Mirëpo një shqiptar në Zvicër ka pranuar të marr dënim vetëm që të bëjë një fotografi të tillë.

Ai ka bërë shqiponjën duke vozitur me shpejtësi më të madhe të lejuar duke u fotografuar nga radarët.

Megjithatë, ideja e këtij shqiptari vlen më shumë se gjoba që do të paguaj. /IndeksOnline/