Vozitësit të cilët ngasin veturën pa ndezur dritat edhe gjatë ditës gjobiten nga Policia e Kosovës.
Mirëpo, një vozitës nuk i kishte të ndezura dritat as në mbrëmje.
Përmes një video të dërguar në “Jepi zë”, shihet se si një vozitës në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, drejton automjetin pa i ndezur dritat, por në vend rë tyre ka të ndezur një dritë të telefonit.
Raste të tila, kur automjeteve nuk u punojnë dritat i hasim shumë shpesh në rrugët e Kosovës, por më të rrezikshme janë rastet kur i hasim në mbrëmje.
Ndryshe, aksidente të shpeshta po ndodhin edhe për shkak se shumë automjete nuk janë në gjendjen e mirë teknike.