Shqiptarëve në Serbi s’u kompensohen shpenzimet për targat e përkohshme


Mbi 13 mijë targa të përkohshme u lëshuan nga Republika e Kosovës gjatë 15 ditëve sa qëndroi në fuqi vendimi për reciprocitetin me targa ndaj Serbisë. Taksën për pajisje me këto targa e kanë paguar edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, por ata nuk do të kompensohen, siç kishin marrë premtime nga Kosova. KOHA ka pyetur Ministrinë e Punëve të Brendshme për formën e kompensimit, por MPB-ja ka thënë se pas marrëveshjes së re në Bruksel, letërngjitëset ofrohen pa pagesë për të gjithë.