“Shqiptarët të ruajnë Aeroportin e Kabulit”- Turqia kërkon më tepër angazhim nga forcat tona

Vendimi i Presidentit Biden per terheqjen e trupave amerikane nga Afganistani, ka nxjerr ne skene shqetesimin per ruajtjen e nje prej pikave me strategjike ne Kabul, Aeroportin.

Ne Afganistan do te qendrojne 650 ushtare, te cilet do te ruajn Ambasaden e SHBA-ve dhe pjesa tjeter aeroporit, por ne numer te pamjaftueshem.
E ne keto kushte prej disa ditesh kane nisur bisedimet mes SHBA dhe Turqise ku kesaj te fundit i kerkohet te rrise numrin e trupave per te marr ne kontroll aeroportin.

Presitgjozja Washingoton Post eshte ndalur gjate ne nje artikull te saj mbi sigurine e diplomateve dhe negiociatat Washingotn Ankara, duke zbuluar dhe nje detaj.
Turqia ka kerkuar qe pjese e forcave ushtarake qe do te marrin kete detyre, te jene edhe trupat shqiptare, fakt ky qe sipas WP eshte thene nga nje zyrtar Amerikan i cili ka shtuar dhe Pakistanin, kur nga ana tjete, Presidenti Erdogan zyrtarisht ka kerkuar dy shtete te tjera, Polonine dhe Hungarine.

Fjalet e zyrtarit amerikan, cituar nga Washington Post, perforcohen dhe nga nje detaj tjeter. Me date 8 korrik, sipas Ministrise se Mbrojtjes se Turqise, Ministr Hulusi Akar ka zhvilluar nje bisede telefonike me Ministrin e Mbrojtes te Shqiperise Niko Peleshi, ku nder te tjera, sipas njoftimit, eshte folur edhe per Afganistanin.
Telefonate kjo qe eshte konfirmuar per Vizion Plus edhe nga Ministria e Mbrojtes, por pa dhene detaje specifike lidhur me pjesen e diskutimeve per Afganistanin.
Angazhimi i ushtareve shqiptare ne kete mision, ne te vertete do te ishte nje tjeter vleresim qe i behet Forcave tona te Armatosura, por per sa kohe nuk kemi asnje njoftim zyrtare, do duhet te presim.