Shqiptarët qejflij, gjo*biten 15 biznese që organizuan dasma


Policia e Tiranës ka vijuar kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID 19. Evidentohen 15 raste të shk*eljes së protokolleve të sigurisë.

Ndëshkohen me nga 1.000.000 lekë pesëmbëdhjetë shtetas, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ. Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë dhe me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6mujore pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në mënyrë të përsëritur në kundërshtim me Aktin Normativ 4 subjekte ku dy prej tyre me pronare shtetasen H.B. dhe dy subjekte me pronar shtetasit B.B dhe R.H. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, kanë konstatuar katër ambiente në të cilët ushtrohej aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Shërbimet e Policisë u kanë vendosur pronarëve të subjekteve shtetasve J. P. A.H. dhe H. B. F.D., masën administrative 1.000.000 lekë secilit.