Shqiptarët në Zvicër për 2 orë mbledhin 2 milionë CHF për xhaminë e re në Friburg

Jemi dëshmitarë se diaspora e sotme shqiptare, kryesisht nga Kosova që jetojnë dhe veprojnë në territorin helvetik, janë viktime e politikave diskriminuese të regjimit jugosllav dhe Serbisë së diktatorit serb Millosheviq, ku ky i fundit, shqiptarëve iu kishte shkatërruar gjithçka para viteve 1999, përfshirë këtu shkolla e xhamia.

Por sot këta ish-emigrantë e sot qytetarë të Zvicrës janë shembull integrimi në territorin helvetik, të cilët janë bërë të njohur dhe të suksesshëm jo vetëm në futboll, por edhe në arsim, të cilët sot në Zvicër kanë 100 shkolla dhe 100 xhami, në të cilat po ruhet dhe kultivohet kultura dhe gjuha shqipe, ku në xhamia, ligjëratat dhe lutjet bëhen edhe në gjuhen shqipe, shkruan gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch.

Sipas Zyrës Federale për Statistika (OFS) në Zvicër, aktualisht jetojnë dhe veprojnë 389.444 myslimanë apo 8% sipas regjistrimit të vitit 2021 nga popullsia rezidente e përhershme e moshës mbi 15 vjeç.