Shqiptarët mohojnë se morën ndihma nga Serbia

Jo vetëm serbët, por edhe shqiptarët e Mogillës u përmendën në Beograd, të premten.
Për këta të fundit, Marko Gjuriq, tha se ia morën dhuratat që ua solli për festën e Bajramit.

Shefi i Zyrës për Kosovën në Serbi tha se për këtë festë me pako ushqimore dhe higjienike u ndihmaun gjithsejt 25 familje shqiptare në Kllokot.

Njoftimi i tij më pas u shpërnda edhe nga dega e Listës Serbe e cila qeverisë në këtë qytet.

Por, këta po i demanton nënkryetarja shqiptare e kësaj komune.

Selvije Rexhepi e cila edhe është iniciuese e aksionit, thotë se pakot nuk erdhën nga shteti serb.