Shqiptarët me makina të vjetra

Politikat për përdorimin e automjeteve të reja, si një formë për ruajtjen e mjedisit nuk janë duke gjetur zbatim në Shqipëri.

Sipas INSTAT, 64% e makinave në qarkullim janë të prodhuara nga viti 2000 deri në 2010, ndërsa 28% janë edhe më të vjetra.

Numri i autoveturave të regjistruara në Shqipëri shkon në rreth 500 mijë.

Sa i përket modeleve Mercedes Benz vijon të mbetet i preferuari i shqiptarëve, rreth një e treta e totalit, e ndjekur nga Volsvagen dhe Ford.

Përsa i përket ndarjes së automjeteve sipas lëndëve djegëse, makinat me naftë zotërojnë tregun me 73.3% të totalit, ndjekur nga ato me benzinë me 19.4%.

Sipas studimit në vitet e fundit ka një tendencë në rritje e vendosjes së impianteve të gazit, si një mënyrë e mirë për të kursyer para.

Shpreh ekspertët kanë ngritur shqetësimin për nivelin e lartë të ndotjes së ajrit. Madje në kryeqytet norma rezulton të jetë shumë më e lartë se vija e kuqe e vendosur nga be. Për këtë qëllim u u vendos ulja e taksave për mjetet e reja, por mesa duket sërish pa dhënë efekt.