Shqiptarët kontribuojnë për ndërtimin e një xhamie në Gjermani


Së fundmi, është vënë re një rritje interesi dhe dëshire nga të gjithë banorët e zonës përreth në qytetin Troisdorf-it të Gjermanisë, për të pasur një xhami e cila do t’i lejonte  besimtarët myslimanë të praktikonin ritet e tyre fetare. Pikërisht në republikën Nord Rhein Wesfalen do të ndërtohet një xhami e re, e cila do të zërë një hapësirë prej 930 metrash.

Mjaft pozitiv dhe shpresëdhënës duket fakti se kjo nisme vjen si një iniciativë  e vetë shqiptarëve. Krejt ndryshe nga ç’ndodh në vendin tonë, ku xhamitë vijnë si investim i shoqatave të huaja, kësaj here, kjo xhami do të ndërtohet vetëm me kontributin e shqiptarëve në Gjermani. Nuk është i pakët numri i shqiptarëve në ato zonë. 600 familje shqiptare jetojnë në Troisdorf dhe në zonat përreth tij. Ndërtimi i kësaj xhamie parashikohet të zgjasë 2 vjet.

Plani arkitekturor i xhamisë nuk përfshin vetëm sallën e faljes, ashtu siç na ka ndodhur rëndom të vërejmë. Krahas kryerjes së riteve fetare, kjo xhami do të shërbejë edhe si një qendër islame ku besimtarët do të mund të marrin dije. Plani do të përfshijë edhe salla konferencash, klasa mësimi etj.

Ndërkohë, Resmi Likaj, Imami nga Shkodra, nga qyteti i dijes dhe i kulturës,  njëherësh edhe anetar i bordit drejtues te Bashkësive Islame Shqiptare ne Gjermani, mjaft entuziast,  shprehet se ndihet tejet i lumtur dhe krenar per punen qe po behet nga shqiptaret Musliman ne Gjermani per mbrojtjen e identitetit fetar dhe kombetar.

Mahir Mustafa, kryetari i keshillit te xhamisë, i cili jeton dhe punon mbi 25 vite ne Gjermani, ndihet gjithashtu i emocionuar nga atmosfera e fillimit te ndërtimit të kësaj qendre. Ai falenderon përzemërsisht të gjithë shqiptaret e Gjermanisë për përkrahjen që kane dhene dhe që vijojnë të japin.

Kjo qendër, gurthemeli i së cilës do të hidhet më datë 29.09.2018, do të marrë emrin e kolosit të madh të transmetimit të haditheve, “Ebu Hanife”.