Shqiptarët jetojnë më gjatë, por janë më të v*arfër dhe po lindin më pak

Eurostat ka publikuar fakte dhe shifra për disa shtete të Ballkanit që janë në negociata për bisedime pranimi dhe anëtarësimi në Bashkimin Europian, (Shqipëria, Maqedonia Mali i Zi Serbia, Bosnjë Hercegovina) si dhe për Kosovën.

Shqipëria dhe Kosova rezultojnë dy shtetet që kanë një jetëgjatësi më të lartë, si për burrat dhe për gratë dhe kanë ende një popullsi të re. Por të dy vendet janë më të varfrit e Europës. Shqipëria, në ndryshim nga Kosova po shkon drejt plakjes së shpejtë, pasi norma e fertilitetit është e dyta më e ulëta në Ballkan pas Bosnjës ndërsa Kosova e ka më të lartën. Të dy shtetet që flasin shqip kanë dhe dendësinë më të lartë të popullsisë në Ballkan.