Shqiptarët i ndërtuan shtëpi fëmiut tetëvjeçar, komuna don të ja prishë (VIDEO)

Pak kohe më parë emisioni BOOM ka transmetuar kushtet e vështira ku jetonin 5 anëtaret e familjes Derstila. Për me tepër jeta e tyre ishte në rrezik pasi dhoma ku jeton mund të shembej nga moment në moment.

Pas transmetimit të kësaj kronike shqiptaret nga e gjithë bota kane kontribuar dhe fatmirësisht i kane transformuar jetën kësaj familje sepse ato kanë mundur të fillojnë punën për ndërtimin e 3 dhomave.

Por ende pa kaluar gëzimi i ndërtimit te shtëpisë së re IMT e Elbasanit i dërgon kryefamiljarit vendimin për prishjen e objektit si ndërtim pa leje dhe dënimin me gjobe 5 milion leke.

BOOM shkon te IMT e Elbasanit ku takon Inspektorin dhe me pas Kryeinspektorin.

Aty sqarojnë se është raportuar një ndërtim pa leje dhe me pas këto e kanë verifikuar se është i tillë.

Por për momentin procedurat do të pezullohen, por duhet shkuar te Bashkia e Elbasanit bëhet një kërkesë.

BOOM shkon te Bashkia dhe ku kërkohet që të dorëzohet një kërkese me shkrim ne emër te kryefamiljarit për pezullim te procedurave te IMT.

BOMM i bën thirrje Kryetarit te bashkisë se Elbasanit te behet pjese e zgjidhjes se këtij problem.

Duke u nisur nga fakti qe kryefamiljari është me aftësi te kufizuara orientojeni familjen drejt procedurave ligjore për legalizimin e këtij ndërtimi. Emisioni BOOM dhe Shqiptaret e kryen misionin e tyre, tani është radha e Bashkisë se Elbasanit.