Shqiptarët harrojnë pro*testën, mijëra persona blejnë biletë për koncertin e Malumës

Vetëm pak minuta na ndajnë nga performanca e Maluma Baby në Tiranë. Pesë ditët e shkuara, përfshirë edhe pasditen e sotme, protestuesit nuk hezituan të shkonin para kryeministrisë për të kërkuar heqjen e taksës mbi naftën në mënyrë që të ulen çmimet.

Me anë të fotografive të postuara në Instagram, Maluma shfaqet në një automjet luksoz Maseratti i veshur me jeshile. Ndërsa në aktivitetet e mbajtura paradite në Tiranë në kuadër të Ditës së Verës, mijëra qytetarë shkuan që t’i shihnin nga afër dhe dukej sikur kishin harruar protestat e ditëve të shkuara.

Koncerti i mbrëmjes së sotme pritet të fillojë në 20:00 dhe do të ketë edhe të ftuar artistë shqiptarë si Ronela Hajati apo Elgit Doda.
Publiku duket të jetë i shumtë. Shumica e të cilëve i kanë blerë biletat pothuajse dy vjet më parë, kur koncerti u anulua për shkak të pandemisë.

Disa ditë më parë Maluma ka përshëndetur publikun shqiptar nëpërmjet një videoje, ku i bën thirrje publikut të mos mungojë më 14 mars në “Papi Juancho Tour”.
Maluma pritet të performojë rreth 60 minuta në sheshin ‘Nënë Tereza’ de rreshti i të rinjve fillon nga Pallati i Kongreseve dhe mësohet se janë shitur mbi 11 mijë bileta. Nuk janë vetëm persona nga Shqipëria që mezi kanë pritur koncertin e Malumës, por edhe nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi e Serbia.