Shqiptarët e Zvicrës ndërtojnë xhaminë gjigante shumëfunksionale (VIDEO)

U hap të shtunën, në Natën e Madhe të Kadrit, për të qenë në dispozicion të besimtarëve të enjten, në Ditën e Bajramit. Qendra Islame Shqiptare “Tulipan”, do t’i shërbejë shqiptarëve të Zvicrës. Këta të fundit kontribuuan me rreth 4 milionë euro për ndërtimin e saj, por edhe duke punuar vullnetarisht, rreth 13 mijë e 500 orë.

Në këtë objekt në qytetin Reinach, në kantonin Argau, xhamisë i është shtuar edhe nga një çerdhe për fëmijë, bibliotekë, qendër kulturore, restaurant, zyra dhe parking nëntokësor.
“I përfshin të gjitha kërkesat dhe atributet e një shoqate në mërgim, duke nisur nga më të shtrenjtit tonë, fëmijët parashkollorë, e deri te mosha jonë më e pjekur, pleqtë”, shpjegon Azir Jusufi, kryetar i qendrës.