Tre shqiptarë nga Hasanbegu i Shkupit kanë qenë qytetarët e parë që i kanë shkuar për ndihmë të riut Nikolla Sazdovski, pasi tre të rinjë shqiptarë me 29 qershor e kishin rrahur brutalisht në stacionin e autobusit në bulevardin Leka i Madh në Shkup, duke i shkaktuar lëndime të rënda, të cilat kanë qenë fatale për jetën e tij. Ata menjëherë kishin zbritur nga autobusi urban posa kishin vërejtur se Sazdovski kishte rënë për toke dhe ishin përpjekur ta reanimojnë, rrëfejnë për Almakos familijarët e dëshmitarëve okulat të njgarrjes. Më pas ata kanë ftuar urgjencën, e cila viktimën e përgjakur dhe pa vetëdije e kanë dërguar në spital.
Dëshmitarët thonë se sulmuesit njëherë e kanë ligjitimuar viktimën duke u prezentuar rrejshëm si pjesëtarë të njësitit policor Alfa. Pasi viktima ua ka dhënë letërnjoftimin, ata e kanë sulmuar duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe me shpejtësi janë larguar nga vendi i ngjarrjes.
Spekulohet se motivet e sulmit nuk janë etnike, por në pyetje është hakëmarrja sepse dyshohet që Sazdovski paraprakisht paska sulmuar motrën e njërit prej sulmuesve në qendër të Shkupit.
Policia nuk i ka konfirmuar informacionet nëse sulmuesit kanë pasur precedentë penal dhe se kanë qenë të përfshirë edhe në incidente tjera. Ata theksuan se duhet kohë për të provuar këto informacione.
Nga ana tjetër, Prokuroria Themelore Publike në Shkup, pas dorëzimit të raporit të autopsisë nga mjeksia ligjore ka konstatuar se Sazdovski ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve në kokë. Sot prej mëngjesit në Prokuri ka marrë në pyetje disa dëshmitar akular të ngjarjes, të cilët mund të ndihmojnë për rikualifikimin e lëndës.
“Pas mbledhjes dhe analizës së të gjitha provave, prokurori do të mund të merre vendim adekuat lidhur me me përgjegjësinë penale të personave dhe për kualifikimin ligjor të veprës penale. Në këtë fazë të procedurës, të gjitha dëshmitë që mund të kontribuojnë në sqarimin e ngjarjes. Asnjë deklaratë nuk mund të konsiderohet si vendimtare derisa nuk përcaktohet pesha e saj në rrjedhën e mëtejshme të procedurës”, thonë nga Prokuroria Publike në Shkup.
Tre sulmuesit e Nikolla Sazdovskit, B.B. (19), G.C. (21) dhe S.D.(20), akuzohen për dhunë, dy prej tyre janë në paraburgim, përderi sa i treti është në arrati. Prokuroria ende nuk ka ndëgjuar dëshmitë e dy të paraburgosurve me qëllim të mbledhjes së provave.
Policia ka njoftuar se Nikola Sazdovski është sulmuar fizikisht më 29 qershor nga tre persona të panjohur në një stacion autobusi në Avtokomandë të Shkupit. Të dyshuarit kanë dalë nga makina dhe kanë rrahur brutalisht Sazdovskin duke i shkaktuar lëndime serioze. Pas dhjetë ditëve në komë, ai ndërroi jetë dje në një nga klinikat e Shkupit.
Sazdovski ishte pjesë e grupit të tifozëve Komitët, të cilët sot përmes rrjeteve sociale kanë ftuar në tubim para Kuvendit për të shprehur rovoltën e tyre.