Shqiptarët e Amerikës ndihmojnë spitalet! Pas Tetovës, do të vazhdojnë në Kosovë dhe Shqipëri


Qendra kulturore shqiptaro-amerikane e Teksasit ka filluar të shpërndajë donacione për spitalet në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Fillimi i shpërndarjes së donacioneve filloi nga Klinika e Tetovës ku u donuan 5 mijë jastëkë, batanije dhe mbulesa. Përfaqësues nga kjo shoqatë dhe drejtori i spitalit të Tetovës falënderuan Bruno Cekën për këtë donacion.

“Sot i dorëzojmë spitalit të Tetovës një donacion nga qendra kulturore shqipëro-amerikane e Teksasit dhe janë pesë mijë pako të përbërë nga jastëk, kallfe jastëkësh që do ti shërbejnë nevojave të këtij spitali”, u shpreh Arjanit Xhaferi përfaqësues i ACC.
“Dua të shprehë faliminderim qendrës kulturore shqiptare të Teksasit si dhe dua të falënderojmë zotin Bruno Ceka që ky donacion i gjerë fillon me spitalin e Tetovës”, tha Florin Besimi – Drejtor i Spitalit të Tetovës.