Shqiptarët apo serbët, kush janë të parët në Ballkan: Kjo është historia që mësohet në librat në Serbi


Serbët besojnë se janë më të hershme se shqiptarët në Ballakan, mirëpo sipas librave nga historianë të hershëm fiset ilire nga rrjedhin edhe shqiptarët, me shkallë të ndryshme civilizimi, ishin ata që populluan Ballkanin Perëndimor më herët.

Madje, edhe në librin e historisë për klasën e VI’të, të autorit Radeta Mihalcic, nxënësit serbë mësojnë se sllavët e vjetër ishin pritur në Gadishullin Ballkanik nga Ilirët vendas, të cilët më pas u shpërndanë në disa fise, dhe njëri prej këtyre fiseve mbijetoi. Popujt e Europës Perëndimore, në shekullin XX’të, këtë fis e njohën me emrin Shqiptar.

“Për të qenë më të qartë, jemi duke folur për Ilirët, fiset ilire, me shkallë të ndryshme civilizimi, që populluan Ballkanin Perëndimor dhe prej të cilëve rrjedhin edhe Shqiptarët, siç u njohën edhe nga popujt dhe vendet e Europës Perëndimore”, shkruan në librin e historisë për klasat e gjashta në Serbi.

Në këtë libër, në leksionin ‘Sllavët e jugut dhe vendasit”, në mes të tjerash thuhet: Megjithëkëtë, vendësit që kanë jetuar së bashku në grupe më të mëdha nuk u sllavizuan. Shqiptarët ruajtën gjuhën, doket, zakonet dhe simbolet tjera të tyre kombëtare.