Shqiprim Arifi thotë se duhet të bëhet ligji ‘5 vjet burg për ata që njollosin UÇK-në dhe Amerikën”


Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se në të ardhmen në Kosovë duhet të ketë ligj që dënon me 5 vite burg njollosjen e luftës së UÇK-së, si dhe anti-amerikanizmin.

Sipas tij, kjo duhet të ndodh “pas ndryshimit rrënjësor të qeverisjes së VV”.

“Në të ardhmen e afërt, pas ndryshimit rrënjësor të qeverisjes së VV-së, do të kisha propozuar në legjislacionin e ri një ligj ku parasheh denime deri në 5 vite burgim për gjithë ata që publikisht njollosin luftën e lavdishme apo edhe vetë UÇK-në, propagandojn apo zhvillojnë anti-amerikanizëm”, ka shkruar ai në “X”, të mërkurën.