Shqiprim Arifi publikon foto me Kurtin: S’ka marrëveshje Kosovë-Serbi pa Luginën e Preshevës

Kryeministri Albin Kurti nesër do të takohet për herë të parë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Për këtë takim ka shkruar edhe ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili bën thirrje që pjesë e bisedimeve të përfshihet edhe Lugina e Preshevës.
Arifi thotë se nuk ka marrëveshje pa Luginën e Preshevës.

Postimi i tij:
Nesër rifillon “dialogu i ri“ midis Kosovës & Serbise.
Ne bëjmë thirrje për përfshirjen e Luginës së Preshevës si një temë thelbësore në kapitullin e ri të dialogut.
Gabimet e së kaluarës, duhet të shërbejnë si mësime për të ardhmen.
NUK ka marrëveshje pa Luginën e Preshevës 🇦🇱