Shqipja: “Unë mund të mbaj dy partnerë njëherësh pa problem”

‘S’mund të jemi tre!’. Është kjo tema për të cilën po diskutohet këtë të diel në rubrikën ‘trotuar’, ndërsa ish konkurrentja e ‘Përputhen’ bëri deklaratën e papritur!
Bëhet fjalë për Shqipen, e cila e pranoi në fillim se në zemrën e saj ka vend për dy persona dhe nuk kaluan vetëm pak minuta për të ndryshuar këtë version e për ta kthyer në krahun tjetër!

Shqipja: Ka zemra vend për të dashur dy persona, sigurisht që ka. Po patjetër që po! (qesh) Nuk është se është opinioni im personal, por ka meshkuj që mund të duan dy femra. Ka edhe femra që mund të pëlqejnë dy meshkuj. Personalisht nuk e lejoj nga të dy palët. Unë mezi po pëlqej një, por nuk kam eksperiencë që të kem dy shokë. Nuk kam qenë femër e ngurtë, jam e tërhequr!