Shqipja nxjerr tjetër foto, thotë se Andi dhe Tea njiheshin mëherët

Pak kohë më parë, Shqipe Hysenaj deklaroi se Andi dhe Tea njihen që para “Përputhen”. Ajo publikoi një foto të Andit pranë një vajze, për të cilën tha se është Tea. Fotoja në fjalë shkaktoi shumë debat në rrjet, ndërsa dy konkurrentët e mohuan. Andi u shpreh se fotoja është shkrepur në Gjermani dhe vajza është ish e dashura, ndërsa Tea tha se në atë kohë ka qenë në Fier duke ndjekur shkollën.

Për të qenë më transparentë, në studio u bë dhe një krahasim midis profilit të Teas dhe ish të dashurës së Andit. Mirëpo, ndonëse ka kaluar më shumë se një muaj nga kjo histori, Shqipja akoma nuk është ndalur. Vetëm pak minuta më parë, ajo ka sjellë të tjera prova për të provuar që vajza duke puthur Andin është Tea.

Shqipja ka publikuar një foto përballë të Teas në atë vit. Konkurrentja shfaqet e veshur me një bluzë të bardhë me vija blu, njëjtë si vajza në foto.

“Uroj që produksioni ta shohë këtë foto meqë e donin përballë se në profil nuk e dalluan dhe mos të akuzojnë mua që gënjej, se herën e parë nuk reagova…”, ka shkruar Shqipja.