Shqipja kërcënon Tean pasi u fejua me Andin: Do t’i griset velloja nuses

Ish konkurrentja e Për’puthen, Shqipja është kujdesur që të gjejë material për të demaskuar Tean, pak ditë pasi nxori audion e Andit.

Në disa postime të publikuara së fundmi në Instagram, tregon se Tea dhe Bearti, i cili ka lënë programin, janë çift prapa skenave.
Këtë e ka treguar me fotografinë ku shfaqen me të njëjtën bluze dhe ironizon duke thënë: “Për këdo që ka dyshime, çifti i vërtetë është prapa skenave, por nuk dua të nxjerr foto private. Bëhuni gati sepse sot ka dicka të lezetshme, do i griset vello nuses.

Tea Trifoni shkove ti në Kosovë e more bluzen? Apo erdhën ta sollën këtu? Dhe ti e di mire për cfarë dhe kë bëhetfjalë…. Dhe mos u argumentoni me fjalë të kota gjasme e dinit për voicen që unë do hidhja, sepse unë nxjerr dhe materiale që ju s’jua merr mendja kurrë që unë i kam, apo jo Andi?”
Të gjitha materialet u bënë publike pasi Andi tha në emisionin “Live From Tirana” në Top Albania Radio se shumë shpejt do të fejohet me Tean, konkurrenten që pëlqen. Por ky lajm pasi ka shkuar në veshin e ish-konkurrentes Shqipe Hysenaj, e ka detyruar atë të plasi bombën që kishte premtuar pak kohë më parë, pasi ishte përjashtuar nga emisioni.

Mesazhi i plotë i Andit: O sa inat më vjen kshu. Po ti pse nuk ja tregon historin tamam se si ishte? Unë me vërte dola mbrapa Teas, po unë dola për diçka mbrapa Teas, nuk dola se më interesoi shumë ajo pjesë. Unë dola për të përfitu ti një gjë. Për këtë arsye dola dhe pastaj sa mbarova me Tean erdha direkte te ty. Sa i thashë dy llafe, sa e bëra të reagoj ndaj gjërave që tha që dilte komplet situata në përfitimin tënd. Unë për këtë u përpoqa edhe erdha direkte te ty.

Ty edhe të argumentova çdo gjë tashi. Pse nuk ja shpjegon. Derisa janë familjarët e tu, tregoji gjërat tamam siç janë nuk ke pse e kalon situatën duke qesh. Se tek e fundit burri jot është ai po përgojojnë kështu që përpiqu ta rregullosh situatën.
Kujtojmë, debatin mes saj dhe Teas kur Shqipja ishte ende pjesë e Për’Puthen. Asokohe, dy vajzat u përplasën në studio dhe debati degjeneroi në ofendime. Madje, Shqipja i tha Teas: “Të ka bërë keq baloni gastrit!” Kjo bëri që Tea të largohej nga studio dhe pas saj të vraponte Andi.