Dy ditë më parë Jonida Maliqi prezantoi videoklipin e ‘Ktheju Tokës’, këngës përfaqësuese në Eurovizion.
Kënga e ndjerë për jetën e shqiptarëve që janë dashur të përballen me emigracionin u pasqyrua në videoklip mes flakëve dhe ujit, por duket se polemikat e para kanë nisur.
Ideja e videoklipit duket se është e kopjuar nga videoklipi i ‘Children of the Wild’ të Steve Angelo, me të cilin ka shumë ngjashmëri.
Fëmija që vrapon mes flakëve dhe vendit të shkretuar është elementi i përbashkët i ‘Ktheju Tokës’ me videoklipin e këngës së publikuar në vitin 2015.
Por duket se kjo nuk ka ndikuar aspak mirë pasi nëse ekspertët e cilësojnë si kopje apo plagjiaturë Shqipëria rrezikon të përjashtohet nga kompeticioni.
Nëse kjo ndodh, Shqipëria do të humbasë prestigjin e krijuar dhe do të bjerë poshtë mundi i të gjithë artistëve, të cilët kanë marrë pjesë më parë në Eurovizion.