Ramush Tahiri flet edhe për bisedën që kishte, siç thotë ai, me një zyrtar shtetëror të Shqipërisë të cilit nuk ia përmend emrin, takim që thotë të ketë ndodhur në janar të vitit 1992.
Ai bëri të ditur se Shqipëria në atë kohë veçse kishte blerë armatim për 300.000 trupa.
Tahiri tregoi se atij i kishin dorëzuar njërin çelës i cili hapte magazinat me armatim dhe se madje kishte shkuar për të vizituar një nga to.
“Një person zyrtar, i cili nuk punon më në institucione, në emër të Ramiz Alisë dhe qeverisë së Shqipërisë… dhe kam mesazhin që do ta them. Ka qenë kështu, ‘ju mund ta shani Enver Hoxhën’, kanë qenë ende ato diferencimet, ‘mirëpo ai ka menduar për ju’. Dhe, më tha kështu, ‘janë magazinat për armatim e një ushtrie prej 300.000 ushtarëve’, me të gjithë strukturën, e thash kemi edhe ne strukturën komanduese. Ai më tha kështu, ‘magazinat tona janë të koduara, janë me dy çelësa, një çelës e mbaj unë dhe një presidenti’. Nga presidenti jam i autorizuar që të ta jap një çelës. Shumë magazina”.
“Unë e njoftova Ali Aliun, ai ishte përfaqësues i strukturave në Shqipëri. Më tha, ‘si ju beson’, i thashë që magazinat janë dhe unë e kam parë një ndër to, një në Durrës”.