Komiteti teknik i ekspertëve për menaxhim me pandeminë këtë pasdite e hoqi vendimin për karantinë të detyrueshme dy-javore për të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut.
“Përveç heqjes së karantinës së detyrueshme për personat që hyjnë në vendin tonë nga Maqedonia dhe Greqia, që u vendos më 20 prill, komiteti me kërkesë të Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sportit lejon hapjen e universiteteve, por vetëm për konsultime dhe sezona për provime, por me zbatim të rreptë të protokolleve dhe masave të mbrojtjes”, deklaroi Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe anëtare e komitetit.
Ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë Ogerta Manastirliu gjithashtu bëri të ditur se të gjitha masat e tjera kufizuese mbeten në fuqi, siç është edhe ndalesa për grupim të më shumë se dhjetë personave, si dhe ora policore që do të vazhdojë nga ora 22 deri në 6 të mëngjesit.
Duke iu referuar procesit të imunizimit kundër Kovid-19, Manastirliu tha se deri më tani në vend kanë mbërritur 748.400 doza të vaksinave “AstraZeneca”, “Pfizer”, “Sinofarm” dhe “Sputnik V”.
Me vaksinimin janë përfshirë 537 mijë njerëz, ndërsa mbi 100 mijë kanë marrë të dyja dozat.
Theksoi se në shtatë ditët e fundit rreth 100 mijë njerëz e kanë marrë vaksinën duke shtuar se procesi vazhdon edhe më tej me dinamikë të pa ndërprerë.