Shqipëria dhe RMV-ja mbajnë sekret raportin strategjik për shpëtimin e liqenit të Ohrit


Të dy shteteve palë ju është kërkuar që t’i paraqesin Qendrës së Trashëgimisë Botërore, deri më 1 shkurt 2023, një raport të përbashkët të përditësuar mbi gjendjen e ruajtjes së pronës.

Në bazë të asaj që shkruhet në këtë raport do të merret edhe vendimi për fatin e liqenit të Ohrit si në palën shqiptare ashtu edhe atë maqedonase.

“Lidhur me përgatitjen e planin për rivitalizimin e rajonit te liqenit te Ohrit, nuk kam informacion por mendoj se ne momentin e miratimit te tij ne takimin qe do te organizohet ky takim do te jem prezent për ta diskutuar këtë dokument, sepse kështu është procedura dhe mendoj se do te respektohet” u shpreh Orhideja Tasevska, Drejtoresh e Institutit Hidro-biologjik/Ohër.