Shqipëria dërgon për herë të parë forcat komando në Kosovë

Trupat ushtarake shqiptare do të vijnë për herë të parë në mison në Republikën e Kosovës.

Ministrja e Mbrojtjes në Shqipëri, Olta Xhaçka ka thënë se për herë të parë një ekip Komando do të shërbejë në kuadër të trupave të KFOR në Kosovë.

Forca Tokësore do të dërgojë një togë nga batalioni i Poshnjes për të shërbyer në misionin e NATO-s në Afganistan. Për herë të parë një ekip Komando do të shërbejë në KFOR në Kosovë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ky është shkrmi i plotë:

Në këtë periudhë pandemie, Forcat e Armatosura jo vetëm që nuk e kanë ulur ritmin e aktiviteteve, por kanë qenë më të angazhuara se kurrë.

Stërvitjet kanë vijuar, sidomos për trupat e kontingjenteve të reja që do të nisen muajin e ardhshëm në misionet jashtë vendit dhe po trajnohen për të shërbyer nën masat kundër COVID-19.

Forca Tokësore do të dërgojë një togë nga batalioni i Poshnjes për të shërbyer në misionin e NATO-s në Afganistan. Për herë të parë një ekip Komando do të shërbejë në KFOR në Kosovë.

https://www.facebook.com/xhackaolta/posts/2907942125908155